Aktualitet

Aksident me tre makina në Fushë-Krujë: Një viktimë dhe dy gra të plagosura

Aksident me tre makina në Fushë-Krujë: Një viktimë dhe

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46 vjeçari raportohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës në aksin Fushë-Krujë-Laç. Në aksident janë përfshirë tre makina, një Toyota që është përplasur me një Ford (ku ndodhej viktima dhe dy gra të cilat kanë mbetur të plagosura) dhe më pas në aksident është përfshirë edhe një makinë Audi.

Dy gratë e plagosura janë të moshave 64 dhe 68 vjeçe, të cilat jetojnë në Pukë. Policia njofton se ka arrestuar dy prej shoferëve, të makinës Toyota dhe të Audit, pasi ky i fundit u kap në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

*Tiranapost.al.