Aktualitet

Aksident me tre makina në Rrugën e Kombit, plagosen rëndë dy vajza

Aksident me tre makina në Rrugën e Kombit, plagosen rëndë
Foto ilustruese

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit ku për pasojë dy vajza të reja janë plagosur. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon kokë më kokë, ndërsa është përfshirë edhe një makinë tjetër. Përplasja ka qenë e fortë për shoferen dhe pasagjeren e njërës prej makinave, të cilat janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave të para flitet për moszbatim të rregullave të qarkullimit rrugor të një prej shoferëve të përfshirë në aksident. Policia ka ja shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

Aksident me tre makina në Rrugën e Kombit, plagosen rëndë
Foto e siguruar nga Ballkan Web

*Tiranapost.al.