Aktualitet

Aksident në Yzberisht: Përplaset nga makina drejtuesi i motorit

Aksident në Yzberisht: Përplaset nga makina drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor. Viktima po ngiste motorin teksa një prej makinave e ka përplasur, dhe pas tij në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë.

Viktima është i moshës 45 vjeç. Ndërkaq e lënduar ka mbetur edhe drejtuesja e një prej makinave të përfshira në aksident. Ajo ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia:

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

*Tiranapost.al