Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina me targa greke përplas çiftin që udhëtonte me motor

Aksident në Korçë/ Makina me targa greke përplas

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, teksa një automjet me targa greke ka përplasur një motor me të cilin udhëtonte një çift.

Prej përplasjes ka mbetur e lënduar gruaja e drejtuesit të motorrit, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Tiranapost.al