Aktualitet

Aksident rrugor mes dy makinash dhe një motori në Tiranë

Aksident rrugor mes dy makinash dhe një motori në Tiranë

Një aksident rrugor mes dy makinash dhe një motori ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak të lëshuar nga forcat e rendit si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre drejtues i automjetit dhe i dyti pasagjer në motor.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni nga Policia e Shtetit:

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al