Aksident te Liqeni Artificial në Tiranë, makina përplaset me bordurën e digës
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në digën e Liqenit Arficial të Tiranës. Një makinë BMË është përplasur me bordurat e digës dhe menjëherë pas aksidentit shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. BMË-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.