Aktualitet

Aksident tek 5 Maji në Tiranë: 34 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Aksident tek 5 Maji në Tiranë: 34 vjeçarja dërgohet me

Një aksident me pasojë plagosjen e një 34 vjeçareje raportohet të ketë ndodhur në rrugën 5 Maji në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku shoferi R.Ç., 24 vjeç ka përplasur këmbësoren R.Dh, 34 vjeçe.

34 vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe po trajtohet nga mjekët.

Shoferi i makinës nuk është larguar por ka qëndruar në vendin e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.