Aktualitet

Aksidenti i rëndë me 4 të plagosur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër

Aksidenti i rëndë me 4 të plagosur në aksin rrugor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar katër të plagosur.

Mediat raportojnë se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksident është përfshirë një fuoristradë “Mitsubishi”dhe një “Audi A6”.

Shkak dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i Audit.