Aktualitet

Përplasja e trenave në Greqi! Katër shqiptarë humbën jetën

Përplasja e trenave në Greqi! Katër shqiptarë humbën

Aksidenti tragjik i përplasjes së dy trenave në Greqi ka lënë të vdekur edhe 4 shqiptarë. Kështu deklaroi pasditen e sotme Ministria e Jashtme pas konfirmimit të të dhënave me autoritetet greke.

Po ashtu një tjetër person po me origjinë shqiptare konsiderohet i zhdukur dhe pritet përfundimi i analizave të ADN për identifikimin e tij, por për të nuk jepet ende identiteti.

Njoftimi i plotë:

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.