Aktualitet

Aksidenti me 46 viktima në Bullgari, pronari i agjencisë turistike flet për herë të parë

Aksidenti me 46 viktima në Bullgari, pronari i agjencisë turistike

Pronari i agjencisë turistike, në pronësi të të cilit ishte autobusi që u përfshi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte nga flakët në Bullgari, ka dhënë prononcimin e tij të parë për mediat në lidhje me ngjarjen.

Ne fjalën e tij, pronari, sqaroi se nuk e dinte si ka ndodhur aksidenti dhe se autoritetet bullgare nuk e kanë zbardhur ngjarjen deri tani.

Ai shtoi se ka shkuar në vendngjarje që në orën 03:00 të mengjesti, rreth një orë pas ndodhisë dhe se po pret të marrë informacione të mëtejshme nga autoritetet bullgare.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për mediat.

Autobusi, një nga tre që po udhëtonin në kolonë, ku udhëtonin 51 pasagjerë dhe 2 shoferë, ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo pak pas orës 21:00, në mesnatë ka ndaluar në një pikë karburanti dhe rreth orës 2.00 ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Gjatë përplasjes, autobusi ka thyer rreth 50 metra mbrojtëse metalike të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve shkaqet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Bojko Rashkov e përshkroi aksidentin si ngjarjen më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërriti në Bullgari, për të ndjekur nga afër situatën, teksa u shpreh se ishte i tmerruar nga ngjarja e rëndë.

Kjo është e dyta tragjedi me udhëtarë shqiptarë në rrugët e Ballkanit pas asaj të korrikut të kaluar kur duke udhëtuar nga Gjermania në Kroaci 10 qytetarë nga Kosova humbën jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.

10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe "Besa Trans Shkup", kompania që organizoi udhëtimin e autobusit që u përfshi në aksident.

Reagimi i plotë:

“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë populliin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.

Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt.

Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave,për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë.

Qofshim nën mbrojte te Zotit

075 273 732

Per cdo informat lidhje me rastin

Tiranapost.al