Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren, Gjykata e Tiranës lë në burg drejtuesin e automjetit

Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren, Gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për Alban Gurin, drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, dy ditë më parë.

Guri ka qenë i dënuar edhe më parë për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e “arrestit me burg” për Alban Gurin, mbi të rëndojnë akuzat “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në kryeqytet. 10-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjetër, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit pas aksidentit u largua nga vendngjarja, por u arrestua më vonë nga policia.