Aktualitet

Aksion Blic tek spitali i Traumës, arrestohet një mjek dhe priten edhe të tjerë

Aksion Blic tek spitali i Traumës, arrestohet një mjek dhe priten edhe

Një mjek është arrestuar sot te Spitali i Traumës. Mediat raportojnë se mjeku reanimator me inicialet F.M është kapur në flagrancë duke marrë para nga një pacient për t’i ofruar shërbim.

Për të kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes. Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

Mediat paralajmërojnë se do të ketë edhe arrestime të tjera.