Aktualitet

Aktivistja dhe avokatja e aleancës për teatrin braktis kauzën: Karagjozë

Aktivistja dhe avokatja e aleancës për teatrin braktis kauzën:

Drejtuesit e Aleancës për Teatrit janë përçarë mes tyre duke e akuzuar njëri-tjetrin për shitje të kauzës së tyre duke u vënë në shërbim të partive politike.

Përmes një postimi në Facebook, një prej drejtuesve të kësaj Aleance që nga dita e parë, Mirela Jorgo akuzon Kastriot Çipin dhe Edmond Budinën se tradhëtuan aktivistët duke e shuar këtë nismë. Ajo thotë se këta “të ligj” u bënë bashkë me ata që prishën teatrin, por që kërkojnë të përfitojnë politikisht përmes protestave në emër të mbrojtjes së teatrit. Jorgo thekson se të qarat dhe qurravitjet janë më të shpifura se shkatërrimi i atij teatri. Duke iu përgjigjur një komentuesi në profilin e saj, Jorgo shkon edhe më tej ku thotë se në protestën e djeshme ishin vetëm militantë partie që përpiqen të flasin me mikrofon me axhendë.

“Nuk e pe sheshin dje që kishte vetëm struktura partie? Aty kam qenë dhe përpiqen të flasin me mikrofon me axhendë”.

Postimi i plotë

A luftohet diktatura me peticione Edhe atë revoltë që kishin shqiptarët për shembjen e teatrit, këta delirantët, me ato fjalime patetike se jemi "kockë e fortë" , e shuajtën Të protestosh me axhendë dhe me orar do te thote ose je iidiot ose je i lig dhe bashkëpunues me ata që prishën teatrin. Mileti, diten e 17 Majit po reagonte fuqishëm por ja që te nesermen dalin ne podiume dhe rrahin gjoksin se kane bërë heroizem që atë protestë e mbajtën peng dhe e izoluan .

Nuk e kthyen asnjehere ne gjithëperfshirje Nuk e perhapen neper te gjitha qytetet e Shqiperisë Nuk lobuan sic po dalin sot neper te gjitha mediat duke na trazuar zorret me patetizmat e tyre dhe te justifikojne situatën. Madje, po e mbajne peng edhe ne keto ditë zemërate. Kaq te lexueshëm janē , sa mendojne se do t'u hedhin hi syve shqiptarëve. Ai teater u prish sepse ndoqën me qëllim atë strategji që përmenda me sipër.

Nuk kanë këllqe ti hyjne ne zyre Veliajt dhe Rames dhe tja vendosin shkaterrimin ne kolltuqet e tyre. Te qarat dhe qurravitjet jane më te shpifura se shkaterrimi i atij teatri.

Nga ai shesh ku ata nuk lëshonin mikrofonin jane zbuar shumë herë njerëz dhe personalitete sii ndjeri Maks Velo i cili gjithe kohes kërkonte te mos shkapërdihej qëllimi i protestes ne sharje dhe fyerje por ne argumenta te forta ditë pas ditë per teatrin , duke ngritur gishtin si për qeverisjen e majtë dhe ate te djathtë. Delirantë dhe te djallëzuar duke u hedhur uje flakēve të revoltes . Nuk kane asnje ndryshim me ata banore te Unazes qe e shiten kauzen e tyre dhe u zhdukën . Ndryshimi i gjithçkaje nuk behet me peticione dhe letra bakalli , por me nerv dhe dashuri per vendin.

Karagjoza!

Aktivistja dhe avokatja e aleancës për teatrin braktis kauzën: