Aktualitet

Aktori i njohur ‘Tirka’ del në pension: Por mes urimeve, rrjeti zien për pagën që do marrë

Aktori i njohur ‘Tirka’ del në pension: Por mes urimeve, rrjeti

Aktori i njohur për rolet protagoniste në shumë filma shqiptarë, Sotiraq Bratko ka mbushur moshën e pensionit, 69 vjeç. Kanë qenë miqtë e tij që e kanë uruar për një pension të mbarë, por diçka i ka mërzitur si miqtë e tij por edhe dashamirës.  Miku i tij Ilir Jano i cili ka bërë dhe urimin në faqen e tij në Facebook vë në dukje që pensioni i tij do të ketë një vlerë prej vetëm 13.100 lekësh. Miku Jano i kërkon të mos mërzitet edhe pse ‘të mëdhenjtë’ i kanë kursyer titujt për të.

Postimi i plotë:

 “Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë

TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kane kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…

I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…

Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”.

Aktori i njohur ‘Tirka’ del në pension: Por mes urimeve, rrjeti

Të njëjtin mendim ndajnë edhe komentuesit të cilët pyesin se pse një artist merr kaq pak pension.

Aktori i njohur ‘Tirka’ del në pension: Por mes urimeve, rrjeti

Aktori ka marrë pjesë në filmat:

·         1973: Brazdat - në rolin e Skënder

·         1976: Përballimi - në rolin e punëtorit të fabrikës

·         1977: Flamur në dallgë - në rolin e mekanikut Vaso

·         1978: Nusja dhe shtetrrethimi - në rolin e Petrit

·         1978: Pranverë në Gjirokastër - në rolin e e operatorit televiziv

·         1979: Liri a vdekje - në rolin e Latif ages

·         1980: Gëzhoja e vjetër - në rolin e Kujtim

·         1980: Një shoqe nga fshati - në rolin e Tirka

·         1981: Në prag të lirisë - në rolin e Fihti

·         1982: Shokët - në rolin e Jani

·         1983: Fraktura - në rolin e babait të Gazit

·         1984: I paharruari - në rolin e Sotirit

·         1985: Të shoh në sy - në rolin eNesti

·         1986: Rrethimi i vogël - në rolin e Maks

·         1986: Dasëm e çuditëshme - në rolin e Servetit

·         1987: Botë e padukshme

·         1989: Njerëz në rrymë

·         1976: Zonja nga qyteti - Tirka