Aktualitet

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e mjekëve e Ramës. Italia do na sigurojë vaksinën anti-Covid. Greqia kushte të reja në kufi. Moti në fundjavë

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Po fshihet numri i viktimave nga Covid? Akuza e Bashës dhe reagimet e Ramës, mjekëve dhe Ministrisë

Një deklaratë e bërë një ditë më parë e kryedemokratit Basha, se ekziston një skandal pasi po fshihet numri i vërtetë i viktimave nga Covid, reaguan fillimisht mjekët. Kreu i PD-së deklaroi mbrëmë në emision se numri i viktimave nga Covid po mbahet i fshehtë dhe se nga shpërthimi i pandemisë deri më tani kanë ndërruar jetë më shumë se 1000 qytetarë.

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Një reagim erdhi edhe nga drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe nga mjekët e tjerë që thanë se nëse një akuzë e tillë përsëritet, do të ftohet prokuroria të bëjë verifikimet: ‘Shkaku i largimit nga jeta të një pacienti në spital nuk mund të përcaktohet as nga politikanët as nga kushdo qoftë përveç mjekut përkatës’. (Lexo këtu)

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Pas reagimit të mjekëve, kryeministri Rama bëri një status në Facebook ku tha se kreu i PD-së ka cenuar integritetin moral dhe profesional të mjekëve. “Këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm”, tha ai. (Lexo këtu)

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e cilësoi akuzën jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha. (Lexo këtu)

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Më vonë Basha i bëri thirrje Prokurorisë që të mbledhë provat, sipas tij para se të manipulohen nga Rama: “Thirrja ime ndaj Prokurorisë është mos të lejoni të manipuloni provat, kemi kopjet tona me emër dhe datë për datë”. Por deri më tani nuk raportohet që PD të ketë depozituar këtë akuzë për hetim tek organi i akuzës. (Lexo këtu)  

Dhe ndërsa vërtetësia e saj vihet në pikëpyetje, a është kjo një mundësi për të hequr vëmendjen nga akuzat për rolin e Bashës në arrestimin e anëtarëve të UÇK-së? (Lexo këtu shkrimin e gazetares Mira Kazhani: “Vaksina” nd'rro kasetën!")

Italia e gatshme të sigurojmë vaksinën anti-Covid për Shqipërinë

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, u ndal tek vaksina anti-Covid. Ai përmendi partneritetin mes vendeve, dhe gatishmërinë e Italisë për të qenë krejtësisht e hapur dhe e gatshme në funksion të sigurimit të vaksinës. Rama tha se vendet po krijojnë partneritete: Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. (Lexo këtu)

Kufomat vendosen në dysheme, IMT sqaron fotot brenda morgut

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Disa foto u publikuan sot në media të shkrepura brenda morgut të Tiranës, ku dukeshin kufomat e vendosura në dysheme, që ngritën shqetësimin e qytetarëve. Për këto foto reagon drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali, i cili sqaron se ndryshe nga përshkrimi në media, situata nuk është kaotike, por në pamundësi për t’i vendosur kufomat në mjedise frigoriferike apo në tavolina vendosen me respektin më të madh në dysheme. (Lexo këtu)

Fëmija 16-muajsh me Covid që ndërroi jetë, Ministria sqaron

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Një fëmijë 16-muajsh i prekur nga Covid, mësohet se humbi jetën nga sëmundja e rrallë, ndërsa gjendja e tij u agravua pasi u infektua nga Covid. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të tjera detaje mbi rastin, që u raportua fillimisht si viktima me moshën më të re në vend dhe e para në moshë pediatrike. Ministria njofton se fëmija trajtohej në pediatrinë e Tiranës për gjendje dhe shenja klinike të Sindromës Kaëasaki. Çfarë është sëmundja Kaëasaki? (Lexo këtu)

Sa paguajnë shqiptarët që kurohen në Turqi

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Shqiptarët e infektuar me Covid që patën mundësi ekonomike, apo i gjetën në mënyra të ndryshme, për të shpëtuar jetën nga virusi, iu drejtuan Turqisë. Sipas të dhënave, nga fillimi i pandemisë. Nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar 565 chartera ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë. Por sa i kujton një pacienti kurimi për Covid në Turqi? Sipas BIRN çmimi mesatar për një fluturim me charter kushton 12 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi në spitalet e Shqipërisë kushton mesatarisht 1200 euro. Pacientët e COVID-19 shpenzojnë minimalisht 15 ditë qëndrimi në spital. (Lexo këtu)

Karantinë të dytë jo, por lokalet të mbyllen më herët

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero e sheh tejet problematike vijimin e grumbullimeve të të rinjve në lokale, ku duket se edhe administratorët në disa raste nuk zbatojnë protokollin për të mbajtur tavolinat larg njëra tjetrës. Ai tha se nuk është për një karantinë të dytë, por shtoi se lokalet do ishte mirë të mbylleshin më herët se ora 22:00. (Lexo këtu)

Shqipëria vendos masa kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Lukashenkos

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Shqipëria është mes vendeve që i është bashkuar sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të nisura nga 2 tetorit. Vendimi publikohet nga Këshilli Europian përmes një deklarate zyrtare ku konfirmon se vendet kandidate për në BE, që kanë vendosur të ndjekin masat kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Bjellorusisë, që janë përgjegjës represion dhe dhunë ndaj protestuesve. Sipas këtij vendimi 40 zyrtarët e Lukashenkos nuk mund të hyjnë dot brenda territorit shqiptar, si dhe nëse kanë asete në Shqipëri ato i bllokohen menjëherë. (Lexo këtu)

Greqia vendos kushte të reja për ata që duan të kalojnë kufirin

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Nga Kakavija lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 23:00. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre. (Lexo këtu)

Ndërkohë pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur nga dita e sotme deri më 4 dhjetor. Në njoftimin zyrtar thuhet se urdhri vlen për këmbësorët, kamionët, makinat e thjeshta dhe autobusët. (Lexo këtu)

Si do jetë moti këtë fundjavë

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave të Covid dhe reagimet e

Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb bën parashikimin e motit për fundjavën, ku thotë se pritet rënie e ndjeshme e temperaturave me minus dy gradë në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale jo më shumë se 16-17 gradë. Por a priten reshje shiu? Në veri do ketë reshje të pakta dëbore. (Lexo këtu)