Aktualitet

Akuzat nga PD për legalizimet, Lame: Po të mos bëj normën më bërtet Rama, po ta bëj bërtet Basha

Akuzat nga PD për legalizimet, Lame: Po të mos bëj normën

Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime penale për drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame të cilin e akuzojnë për përdorim politik të lejeve të legalizimeve. Nga Xhamia e Lushnjes, ku dorëzoi certiikatën e legalizimit të objektit dhe pronësisë së truallit, Lame tha: “Ne kemi zgjidhur problemet e pronës dhe nuk kemi ndikuar në orientimin e votes. 18.700 certifikata janë dhënë për tokat bujqësore dhe nuk mund të akuzohemi pse kemi zbatuar ligjin”.

Më tutje Lame tha se është rasti i parë në histori që një institucion si Kadastra denoncohet në prokurori sepse kryen detyrën: Siç thotë populli: ‘Unë i ziu me dy pleq kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq”. ‘’Po të mos bëj normën më bërtet Edi Rama, po të bëj normën më bërtet Basha, nuk e di se si të veproj! Përtej kësaj, më çudit fakti që PD u fokusua të çështja e legalizimeve ndërkohë që Kadastra nuk ka pasur në fokus kryesor legalizimet, por certifikatat e tokës bujqësore'.

Pjesë nga deklarata e tij:

“Në Lushnje ne jemi sot për një element shumë të veçantë, për të dhënë lejen e legalizimit dhe tapinë e godinës të pronësisë Xhamisë së Lushnjes. E kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve, por në atë batërdinë e atyre ditëve që u sulmuan ngado që po përdoret për zgjedhje, që ky institucion po përdoret në funksion të zgjedhjeve, thamë më mirë ta lëmë pas zgjedhjeve dhe e lam për sot që është një ditë e shënuar fetare. Nga ana e PD, mbi 20 raste janë bërë denoncime në prokurori për përdorimin e institucioneve të Kadastrës për zgjedhjet. Është rasti i parë në histori që një institucion denoncohet në prokurori sepse kryen detyrën. Kadastra ka dhënë shërbime, certifikata legalizimi dhe certifikata bujqësore në të gjithë muajt e vitit, thjesht ka bërë detyrën e vetë. Siç thotë populli: ‘’Unë i ziu me dy pleq kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq”. Po të mos bëj normën më bërtet Edi Rama, po të bëj normën më bërtet Basha, nuk e di se si të veproj! Përtej kësaj, më çudit fakti që PD u fokusua të çështja e legalizimeve ndërkohë që Kadastra nuk ka pasur në fokus kryesor legalizimet, por certifikatat e tokës bujqësore”.

*Tiranapost.al.