Aktualitet

Akuzat për korrupsion, tre gjyqtarët që do vendosin për Enkeleida Hoxhën

Akuzat për korrupsion, tre gjyqtarët që do vendosin për

Ditën e sotme është hedhur shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për trupën gjykuese që do të japë vendimin për gjyqtarën e Krujës Enkeleida Hoxha, dhe të arrestuarit e tjerë. Sipas shortit, kryesuese e seancës është zgjedhur Nertina Kosova ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do jenë Dhimitër Lala dhe Sokol Binaj.

Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha akuzohet për korrupsion pasiv. Ajo akuzohet se ka firmosur për uljen e dënimit të Saimir Petanit, shtetas i dënuar me 25 vite burg për vrasje të kryer në 1995 në Lushnjë dhe më pas i dënuar me 9 vite burg në Milano në 2003 dhe i ekstraduar në Shqipër, ku vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Vendimi i gjyqtares do të pasonte me lirimin e tij për përmbushjen e afateve.

Gjyqtarja akuzohet se ka marrë para së bashku me avokatin e arrestuar Aldo Takabu, i cili rezulton i përfshirë në vendimet që ka dhënë gjyqtarja e Krujës.

Ka qenë ILD (Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë) që ka kërkuar që gjyqtarja Hoxha të shkarkohet nga detyra, për shkak se akuzohet se ka ndikuar në lirimin e disa të dënuarve me burg përjetë, mes emrave pikasin Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Hekuran Billa i cili u vra një vit më parë në Tiranë.

*Tiranapost.al.