Aktualitet

Akuzat për nxjerrje të sekretit hetimor: SPAK shtyn seancën për zv.drejtorin e OFL-së

Akuzat për nxjerrje të sekretit hetimor: SPAK shtyn seancën

Akuzohet për korrupsion dhe nxjerrjen e sekretit hetimor. Artan Shkëmbi, zv.drejtori i OFL-së, mbërriti këtë paradite në SPAK i vetëm, ndërsa më pas mbërriti dhe avokati i tij. Pritej që të merrte të e pezullimit, deri në përfundim të hetimeve, por seanca u shtyp për shkak se avokati kërkoi kohë të njihej me aktet e dosjes. 

Vendimin për pezullimin e tij nga detyra, e mori fillimisht GJKKO. Përveç Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Bëhet fjalë për dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave për të cilët autoritetet gjermane kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Sipas mediave, autoritetet gjermane kanë zbuluar me anë të një pajisje personat që kishin kërkuar të dhëna për dy personat në hetim dhe pretendojnë se Shkëmb ndërhyri për të dekonspiruar informacionin.

Dy agjentët kanë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin. Hetimi nga SPAK ka nisur para 5 muajsh pas kërkesës se autoriteteve gjermane.