Aktualitet

Akuzat për rolin e Bashës në UNMIK, kreu demokrat: Përgatisja tranzicionin e kompetencave tek ministria e Drejtësisë

Akuzat për rolin e Bashës në UNMIK, kreu demokrat:

Roli ligjor, kyç në UNMIK në vitet 98 deri në 2005 kur ju bashkua politikës në Shqipëri, është ajo çka është vënë në shënjestër kreu demokrat ku përflitet se ka asistuar edhe procese ndaj shqiptarëve. Basha tha në Opinion se nuk ka patur kurrë dijeni dhe se roli i tij kishte të bëntë me tranzicionin e kompetencave të departamentit të drejtësisë të UNMIK në Ministrinë e e drejtësisë së Kosovës.

'Detyra ime në UNMIK, të përgatisja planin e tranzicionit të kompetencave nga departamenti i drejtësisë së UNMIK tek Ministria e Drejtësisë së Kosovës', tha Basha. 

Edhe pse në hiearkinë e lartë të UNMIK Lulzim Basha thotë se nuk ka qenë në dijeni të dosjeve ndaj shqiptarëve për krime lufte.