Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, gjyqtari Luan Daci përballet me të shkarkuarit nga Vettingu

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, gjyqtari Luan Daci përballet me

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit sot do të zhvillojë sot seancën e anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe në seancën e mbajtur më 23 tetor është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë tre të shkarkuarit nga vettingu.

Bëhet me dije se gjatë seancës së sotme do të dëshmojnë kundër Dacit Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metalla, të cilët janë kallëzuesit që vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve.