Aktualitet

Akuzohet për korrupsion/ Arrest shtëpie për drejtorin e Burgut 313

Akuzohet për korrupsion/ Arrest shtëpie për drejtorin e Burgut

Për drejtorin e Burgut 313, Eduart Struga, u vendos sot masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila caktoi “arrest me burg” për shefin e Logjistikës, Florjan Ahmetaj dhe përfaqësuesin e biznesit, Ervin Kurtulla.

Struga u arrestua tre ditë më parë bashkë me dy të akuzuarit e tjerë, pas një hetimi 1-mujor nga Prokuroria e Tiranës

Struga dhe shefi i logjistikës akuzohen se i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t'i dhënë lejen brenda burgut.