Aktualitet

Tjetërsoi pronat në Shëngjin, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Tjetërsoi pronat në Shëngjin, dënohet me 4 vite burg

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që është dënuar me 1 vit burg edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi.

Frrokaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” për shkak të tjetërsimit të pronave në Shëngjin.

Arrestimi i ishkryebashkiakut u bë më 2018-ën teksa më pas u la në arrest shtëpie.

Kujtojmë se bashkë me Frrokajn u arrestuan edhe 24 zyrtarë të tjerë të tjerë të bashkisë, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. 

Zyrtarët lokalë u akuzuan se kishin falsifikuar dokumentet për zonat e bregdetit, të cilat dyshohet se u është shpërndarë personave të ndryshëm në shkelje të ligjit.

Emrat e personave të cilët përfituan toka përmes falsifikimit të dokumenteve ishin: Ndue Frroku, Gjin Vasil Frroku, Martin Frroku, Lek Frroku, Vasil Gjoni, Pjeter Gjoni, Zef Gjini, Renato Malotaj, Luigj Paloka.

Frrokaj përveç postit të kryebashkiakut, ka mbajtur për tre mandate me rradhë edhe postin kryetar komune nga viti 2003 deri në zgjedhjet lokale të 2015-ës kur u zgjodh kryetar i Bashkisë Lezhë dhe përfaqësonte PD-në.