Aktualitet

Akuzohet se informoi 2 trafikantë që po hetoheshin nga Gjermania/ Avokati i numrit 2 të OFL flet pas vendimit të gjykatës

Akuzohet se informoi 2 trafikantë që po hetoheshin nga Gjermania/

Gjykata Speciale la në fuqi pezullimin nga detyra të numrit dy të OFL-së, Artan Shkëmbi, me dyshimet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane, të cilat i kanë kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.

Akuzohet se informoi 2 trafikantë që po hetoheshin nga Gjermania/

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, avokati i tij Artan Broci hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj Shkëmbit, ndërsa kujtoi arritjet e klientit.

"Ka një karrierë 21-vjeçare. Ka drejtuar 170  operacione shumë të suksesshme, dhe është i interesuar për t'u zbardhur e vërteta. Nuk ka ceduar në asnjë rast. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të paraqesim ankim. Për shkak të sekretit profesional nuk mund të bëj asgjë publike", tha avokati.

Akuzohet se informoi 2 trafikantë që po hetoheshin nga Gjermania/
Avokati Artan Broci

Shkëmbi akuzohet se ka droguar informacionet përmes një chat-i sekret me platformën "EncroChat", për të cilën avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë provë që ish-zv.drejtori i OFL të ketë qenë pronari i celularit me të cilat janë zhvilluar bisedat.

Gjermania po hetonte dy trafikantët Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn dhe sipas tyre ato janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim. Sipas autoriteteve gjermane aktiviteti dekonspirues ka zgjatur disa muaj. Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra javën e kaluar me kërkesë të SPAK.