Aktualitet

Akuzohet si i korruptuar Robert Ndrenika dhe jo Luli e Monika

Akuzohet si i korruptuar Robert Ndrenika dhe jo Luli e Monika

Me tone të ashpra sot kryeministri Rama tha se sot po akuzohen si të korruptuar Robert Ndrenika që doli pro një teatri të ri, e ndërkohë që nuk akuzohen Monika Kryemadhi e LSI-së dhe Lulzim Basha i PD-së.

Edi Rama tha sot në fjalën e tij në Kuvend:

Këtu korruptohen të gjithë, edhe Robert Ndrenika, vetëm Luli e Monika se bashku me dramaturgun në zyrën e presidencës (Meta) Këta do shpëtojnë popullin nga ne gjakpirësit. Të kesh një shtëpi se e ndërton vetë se kështu ta ka qejfi në një formë e në një katund dhe të jesh rrethuar nga të tjerë komshij me shtëpi me 4-5 kate qenkë në sarajet e krimit, kurse të shplash teatrin nga lart poshtë sa në breg e sa në kodër e sa në qytet me shtëpi, je në barrikandën e qëndresës reicstencës revolcuionit e të gjitha këtyre. Shihni kush flet kush është, se dakord teatrin e duan, së larg qoftë plaku digjital të mos e dojë, larg qoftë Luli që është asdhurues i lindur. Të them unë që nuk do teatrin Ilir Meta si mund ta them këtë ai është gati të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë te simboli i shqiponjës duke parashutuar me Çim Pekën për të na u turrur për të na hëngër mëlçinë të gjithëve, për teatrin.