Alarm fals për bombë në Drejtorinë e Kufirit në Laprakë! Valixhja ishte e mbushur me rroba

E Premte 9 Dhjetor 2022, 15:50
TiranaPost
Alarmi për bombë brenda një valixheje në anë të rrugës pranë Drejtorisë së Kufirit në zonën e Laprakës ka rezultuar fals.
Pasi u vendos perimetri i sigurisë nga ana e efektivëve, forcat xheniere bënë të mundur hapjen e valixhes që rezultoi të ishte e mbushur me rroba.
Dyshimet janë ngritur pasi valixhja u la për një kohë të gjatë në anë të rrugës dhe asnjë person nuk u paraqit për ta marrë.