Aktualitet

Alarm për përmbytje! AKMC paralajmëron 5 zonat që do të preken

Alarm për përmbytje! AKMC paralajmëron 5 zonat që do të

Gjatë fundjavës vendi do të përfshihet nga moti i keq, lidhur me këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend.

Njoftimi u është dërguar zonave në veri-perëndim dhe në jug të vendit ku priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të vendit.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se, është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ka dërguar shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas AKMC, zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

AKMC ka apeluar ndaj prefekturave që të vlerësojnë zonat më të rrezikuara nga përmbytja, dhe të marrin masa për popullsinë.

Gjithashtu është bërë apel që pushtetet lokale të caktojnë vende të sigurta, në rast se duhet të bëhet evakuimi i zonave të banuara, dhe u është kërkuar prefekturave që të kalojnë në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal.