Aktualitet

Alarmi i meteorologëve për Uragan të fuqishëm: Kur pritet të kalojë nga deti i Mesdheut në Jon

Alarmi i meteorologëve për Uragan të fuqishëm: Kur pritet

Agjencitë meteorologjike nga rajoni janë alarmuar nga disa zhvilime të kushteve të motit në Detin Mesdhe, që nëse ndodh mund të shkaktojë dhe dëme. Konkretisht agjencia meteorologjike e Athinës thotë se ka gjasa që në Mesdhe të krijohet një Uragan që do përshkojë gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.

Ky alarm vlen për Greqinë dhe Turqinë, pasi është rruga që parashikohet të ketë uragani. Ndërkaq mediat turke shkruajnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km.h.

Sipas të dhënave, do jetë 18 shtatori data që pritet të tregojë nëse kemi të bëjmë me një fenomen të rrezikshëm, pasi parashikohet të jetë data kur do arrihet kulmi i forcës së Uraganit.

Meteorologët parashikojnë që trajektorja e Uraganit do jetë përmes Detit Mesdhe, duke prekur edhe detin Jon. Më pas për në Greqi dhe në Turqi, duke shmangur kështu një efekt të rrezikshëm fatmirësisht për Shqipërinë.

Linqet nga media turke dhe media greke. 

https://www.naftemporiki.gr/story/1636309/ipa-ston-kolpo-tou-meksikou-i-kataigida-sali-xaraktirismeni-os-tufonas-katigorias-2

https://www.dunyabulteni.net/hava-durumu/ege-ve-akdeniz-de-tulpar-kasirgasi-ihtimali-h477998.html