Aktualitet

Albin Kurti nuk pranon vaksinat e Kinës apo Ramës?!

Albin Kurti nuk pranon vaksinat e Kinës apo Ramës?!

Mësuesit e Kosovës nuk do të vijojnë të vaksinohen në Shqipëri me vaksinat kineze Sinovac. Vendimi i Kurtit me siguri do të interpretohet edhe si një përgjigje për homologun e tij Edi Rama. Ai vetë është treguar i kujdesshëm ta lidhë këtë me faktin që Kina nuk e ka njohur Kosovën. Por nga ana tjetër dihen raportet e tensionuara mes dy kryeministrave. Ajo ç’ka është e qartë është se Kurti e ka refuzuar këtë ofertë ‘bujare’ nga Rama. Se Kina nuk ka pranuar Kosovën apo se Kurti nuk do pranojë 'dorën' e Ramës, kjo ha diskutim.

'Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse'.

Më herët, edhe ministri i Shëndetëisë Arben Vitia ka dhënë një sqarim teknik pa u futur në politikë:

'Në fillim nga Kryeministri Rama kemi pasur një ofertë gjeneroze që të vaksinohet stafi shëndetësor me Pfizer apo AstraZeneca në Republikën e Shqipërisë. Por ne pranuam kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, dhe nisëm këtu procesin më të shpejtë të vaksinimit të personelit shëndetësor. Në këtë rast me ato të Shqipërisë, kam kërkuar të shfrytëzohen vaksinat për mësimdhënësit. Por më pas u informuan se ato vaksina janë harxhuar dhe kanë mbetur vetëm vaksinat kineze nga mekanizmi Sinovc. Dhe ne nuk e pamë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina që nuk janë të sigurta. Kjo është arsyeja që është shtyr procesi. Manastirliu na ka treguar se në momentin kur të kenë prapë Pfizer apo AstraZeneca, do ta bëjmë në një herë tjetër'.

*Tiranapost.al.