Aktualitet

Albin Kurti: Projekti i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog në Kosovë një nga paraardhësit e mi

Albin Kurti: Projekti i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve ka pasur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se projekti i ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ka pranuar se ideja nuk ka vdekur ende. Madje ai shton se homolog të kësaj ideje ka pasur edhe në Kosovë.

Nga Forumii i Paqes në Paris, Kurti tha: “Tani jetojmë në një epokë ku ky projekti i këmbimit të territoreve ka dështuar. Por besoj që ideja nuk ka vdekur ende dhe shoh se kudo që takohem dëgjoj presidentin e Serbisë që angazhohet për një gjë të tillë, sepse fantazia mund të mos jetë reale, por e kushtëzon të menduarit dhe sjelljen apo veprimtarinë e palëve. Njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim të territoreve është shumë e vështirë të braktisin këtë nostalgji e këtë trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishte demokratike e evropiane. Ky projekti i këmbimeve të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, nga një nga parardhësit e mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritar që flasin për popullin si familje e tyre e për territoret e shteteve sikur të ishin prona të tyre. Kjo ka pasur një lloj shije monarkie që nuk ekiston më, por përkundër dështimit të projektit si të tillë, më duhet ta pranoj se ideja ekziston ende, mirëpo pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, ka thënë Kurti.