Aktualitet

Alibeaj kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Alibeaj kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e

Enkelejd Alibeaj nga PD në një dalje publike sot i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër, Lezhë dhe Durrës për shkak të situatës së motit.

“Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër.

Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sic ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, tha Alibeaj.