Ambasada amerikane: Dënojmë ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel
E Hënë 27 Mars 2023, 11:33
TiranaPost
Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për sulmin e rëndë në Top Channel.
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.”- thuhet në njoftim.