Aktualitet

Ambasada Amerikane i bën jehonë edhe sot urdhrit të Biden: Mjet jetik për të ardhmen e Shqipërisë

Ambasada Amerikane i bën jehonë edhe sot urdhrit të Biden: Mjet

Dje Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zgjeroi kompetencat e një urdhri ekzekutiv në fuqi për të përfshirë Shqipërinë në regjimin e sanksioneve për bllokim pasurie për personat që kërcënojnë sigurinë kombëtare amerikane.

Për këtë ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ku thotë se ky urdhër është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Teksa shton se Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

Lexoni reagimin plotë të Ambasadës Amerikane:

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

*Tiranapost.al