Aktualitet

Ambasada Amerikane kujton aplikimet për në BKH: Janë të hapura edhe për një ditë

Ambasada Amerikane kujton aplikimet për në BKH: Janë të

Ambasada Amerikane ka kujtuar sot për të gjithë të interesuarit, aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së.

Përmes një statusi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane në Tiranë fton gjithkënd që përmbush kriteret që të aplikojë pasi  aplikimet janë të hapura edhe për një ditë. Data 29 shtator është afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve.

Në statusin e Ambasadës shkruhet se kjo është një mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

"Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS”, shkruhet në statusin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.