Aktualitet

Ambasada amerikane mesazh politikës shqiptare: Përmbahuni nga kërcënimi

Ambasada amerikane mesazh politikës shqiptare: Përmbahuni nga

Ambasada amerikane jep një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare, duke bërë thirrje që të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka përkujtuar 45-vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje këtë parim kryesor.

"Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës", shkruan Ambasada amerikane.