Ambasada amerikane: Nga 9 dhjetori masa të reja sigurie për intervistat për aplikim vize
E Premte 6 Dhjetor 2024, 11:43
TiranaPost
Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për personat që aplikojnë për vizë.
Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.
Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Planifikoni për t’i lënë këto sende në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrini në ambasadë.