Aktualitet

Ambasada amerikane thirrje shqiptarëve: Denonconi tek ne këdo që bën trafik dhe pastron para

Ambasada amerikane thirrje shqiptarëve: Denonconi tek ne këdo që

Sot ambasada amerikane ka postuar në Facebook një njoftim që bën përshtypje. Fillimisht lexo njoftimin: Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Si ta kuptojmë? Mungesë besimi tek institucionet shqiptare? Bashkëpunim dyanësh? Kjo e fundit nëse do të ishte kështu do të vihej në dukje në njoftim.

A mos duhet lexuar si mungesë e besimit tek policia shqiptare?