Aktualitet

Ambasada amerikane uron shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit

Ambasada amerikane uron shqiptarët për ditën e Çlirimit

Ambasada amerikane ka uruar shqiptarët për 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Me anë të një postimi në rrjete sociale ambasada shkruan se në këtë festë zyrtare shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetën në luftë dhe kremtojnë lirinë.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Tiranapost.al