Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë rikujton mes fotosh rihapjen e dyerve në Shqipëri si sot 33 vjet më parë

Ambasada e SHBA në Tiranë rikujton mes fotosh rihapjen e dyerve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar përmes dy fotosh ngjarjen e 33 viteve më parë kur Shqipëria dhe SHBA rivendosën marrëdhëniet. Pas rënies së komunizmit, u rihapën edhe ambasadat. Ajo e SHBA në Tiranë i rihapi dyert më 1 tetor të 1991-shit.

Ambasada e SHBA në Tiranë rikujton mes fotosh rihapjen e dyerve

"🇦🇱 Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nën regjimin komunist. Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë. Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i Ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri", shkruan Ambasada.