Aktualitet

Ambasada holandeze: Do sjellim dy helikopterë dhe 47 ushtarakë, mbrojmë njerëzit dhe parqet unike shqiptare

Ambasada holandeze: Do sjellim dy helikopterë dhe 47 ushtarakë,

Me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile që publikoi BE sot lidhur me situatën e zjarreve në Europë dhe rajonin e Ballkanit, dhe pas ndihmës së dhënë edhe për Shqipërinë nga Çekia, Holanda përgjigjet gjthashtu me ndihmë shtesë.

Ambasada Holandeze njofton se do të dërgojë në Shqipëri dy helikopterë Chinook, të cilët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Gjithashtu do të mbërrijnë 47 ushtarakë holandezë këtë të premte, ndërsa operacioni për të shtuar flakët do zgjasë edhe të shtunën.

Njoftimi i plotë nga Ambasada Holandeze:

Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë.
Në linkun më poshtë gjeni deklaratën për shtyp:

https://www.defensie.nl/actueel/nieuws/2021/08/04/defensiehelikopters-naar-albanie-voor-blussen-natuurbranden?fbclid=IwAR0yVj3fp6k4P8xyOSWf-zMTAp_GNCTDhd3PIHhgx7ft2rNUzgcfJHCn51o

Ambasada holandeze: Do sjellim dy helikopterë dhe 47 ushtarakë,

*Tiranapost.al.