Aktualitet

Ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin me rëndësi për emigrantët që presin dokumentet e identifikimit

Ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin me rëndësi

Ambasada shqiptare në Greqi bën një njoftim me rëndësi për emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike. Me një postim në Facebook, Ambasada bën me dije se dokumentet do të shpërndahen me shërbim postar brenda rajonit të Atikës.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë  mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.