Aktualitet

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë i shkuan në zyrë Bashës

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë i shkuan në zyrë

Tre ambasadorët, ajo e SHBA-ve, Yuri Kim, i BE-së, Luigi Soreca dhe i Britanisë, Duncan Norman, zhvilluan pasditen e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, që zgjati 45 minuta.

Takimi erdhi pak orë pasi Kuvendi miratoi vendimin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Më herët në një deklaratë për mediat të Ambasadës amerikane, shprehej se nuk duartroket ndryshimet kushtetuese që u votuan pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, por theksoi njëherësh se është pjesë e kompetencës së parlamentit.

Ky ishte takimi i dyti brenda javës pasi, ditën e martë opozita e bashkuar thirri në takim ambasadorët për t’i njoftuar mbi qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

Kuvendi votoi për hapjen 2/3 të listave të zgjedhjeve dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa opozita e bashkuar kërkonte hapjen 100% të listave dhe të mos prekeshin koalicionet.