Aktualitet

Ambasadori britanik, pas thyerjes së afatit për Reformën Zgjedhore: Koha për të vënë të parin popullin

Ambasadori britanik, pas thyerjes së afatit për Reformën

Ambasadori britanik Duncan Norman ka reaguar pas tejkalimit të afatit të 31 majit për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Ambasadori Norman shkruan se Këshilli Politik u krijua për të sjellë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe sot është dita për ta vënë popullin shqiptar të parin dhe për të gjetur dakordësi.

Ambasadori britanik, pas thyerjes së afatit për Reformën

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore, gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan ambasadori.

Ambasadorja e amerikës Yuri Kim reagoi gjithashtu përmes një statusi ku shkruante: "Të gjitha palët kanë bërë lëvizje dhe janë jashtëzakonisht shumë afër. Ju vendosët një qëllim, vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së insistuari në pozicione të pazbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Është koha për ta mbajtur fjalën e dhënë ndaj shqiptarëve. Koha për të dhënë rezultat".

Kurse ambasadori i BE-së Luigi Soreca shkruante: “Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur".