Aktualitet

Ambasadori Britanik takon Aida Hajnajn: BKH progres i prekshëm, lajme të këqija për ata që mburren me ligjin

Ambasadori Britanik takon Aida Hajnajn: BKH progres i prekshëm, lajme

Kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka pritur sot në një takim  Ambasadorin Britanik, Duncan Norman.

Pas takimit të zhvilluar mes tyre Norman ka dhënë disa detaje përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shkruan se krijimi i BKH-së është progres për Reformën në Drejtësi, Gjyqësorin dhe Luftën ndaj Korrupsionit, ndërkohë që shton se ky është lajm i keq pë ata që mburren me ligjin.

“Takim i mirë me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i BKH-së është progres i prekshëm për Reformën e Drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajme të këqija për ata që mburren me ligjin”, shkruan Norman.