Aktualitet

Ambasadori britanik thirrje palëve politike për Kodin Zgjedhor: Nuk ka më kohë, të gjendet konsensusi

Ambasadori britanik thirrje palëve politike për Kodin Zgjedhor: Nuk ka

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar sot nga Gjirokastra lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. Ai i kërkon partive politike të respektojnë marrëveshjen.

Sipas tij vetëm nëse palët bien dakort mund të dalin përtej kësaj marrëveshjeje, por koha është e shkurtër dhe gjithçka duhet të arrihet shpejt.

“Duhet që të gjitha palët të negociojnë në mirëbesim që të gjëjnë një konsensus. Shqipëria ka një histori të gjatë në udhëtimin e saj për gjetjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Shpresoj që në ditët në vihim palët të gjejnjë një konsensus dhe ne ta shohim atë“, është shprehur Norman.