Aktualitet

Ambasadori Zingraf mesazh nga Shkodra: Shqipëria ka bërë hapa para, por ka edhe shumë për të bërë

Ambasadori Zingraf mesazh nga Shkodra: Shqipëria ka bërë hapa

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka vlerësuar sot nga Shkodra hapat  përpara të Shqipërisë për bisedimet me Bashkimin Europian. Por sipas ambasadorit, Shqipëria ende ka shumë punë për të bërë sa i takon kushteve që duhen plotësuar.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara, por ka edhe shumë për të bërë. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë. Shqipëria duhet t'i bëjë reformat për vete. Një nga kushtet, ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar” është shprehur Zingaf.