Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Gramoz Ruçin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Gramoz Ruçin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet në Kuvend me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Shkak i takimit janë rekomandimet e Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Yuri Kim ka mbështetur opinionin final të Venecias që i dha të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese si dhe dha rekomandimet për vakancat.

Ambasadorja kërkon që Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet brenda 2020, ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos kenë konflikte siç ndodhi dhjetorin e kaluar.

Takimi mes tyre sapo ka nisur paraditen e kësaj të hëne.