Aktualitet

Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Faber pozitive ndaj Covid: Kam ruajtur distancën, por qartësisht jo mjaftueshëm

Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Faber pozitive ndaj Covid: Kam

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Faber rrëfen si e zbuloi se është infektuar dhe bën thirrje për të ruajtur mjaftueshëm distancën.

Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Faber pozitive ndaj Covid: Kam

Statusi i saj i plotë:

Të dashur miq,

Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.

Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.

Përgjigja ishte POZITIV

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.

Mos i hiqni në asnjë moment maskat

Uroj më të mirën për secilin nga ju!