Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim ka një figurë shqiptare që e frymëzon dhe do donte që shqiptarët t’i ngjanin

Ambasadorja Yuri Kim ka një figurë shqiptare që e frymëzon

Sigurisht që të gjithë e dimë cila është figura e padiskutueshme shqiptare, heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në ditëlindjen e tij të 616-të, ambasadorja Yuri Kim ka bërë një postim me një foto nga Michigan ku statuja e heroit tonë Kombëtar mbi kalë qëndron në nder të figurës së tij.

Ambasadorja Yuri Kim ka një figurë shqiptare që e frymëzon

Ambasadorja Kim shkruan:

'Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skënderbeg, ai e cilësoi veten si Dominus Albaniae (Zot i Shqipërisë) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi në këtë ditë, 6 Maj në vitin 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe SHBA-të, ku kjo statujë e tij qëndron në Michigan. Unë besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë-një frymëzim për të gjithë ne'!

Ambasadorja Yuri Kim ka një figurë shqiptare që e frymëzon

Skënderbeu ishte një luftëtar dhe hero, por ai më së shumti ishte një strateg. Fuqia e tij për të bashkuar fiset shqiptare, të cilat i gjeti të ndarë ishte një nga meritat më të mëdha dhe shekujt e vërtetuan se sa e vështirë është për ADN-në tonë si Komb të jemi bashkë. Edhe sot e kësaj dite nuk pajtohemi për të mirën e vendit, madje kryetari i opozitës për të shpëtuar fatin e tij politik pas humbjes së zgjedhjeve për herë të tretë, ka vendosur të bëjë një tur nëpër Europë me ankesa të brendshme politike.

*Tiranapost.al.