Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim nuk komenton takimin me Gramoz Ruçin dhe Ulsi Manjën

Ambasadorja Yuri Kim nuk komenton takimin me Gramoz Ruçin dhe Ulsi

Pasi qëndroi rreth 1 orë në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pasi doli nga godina nuk pranoi që të bënte asnjë deklaratë.

Ajo zhvilloi një takim fillimisht me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe më pas me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Fokusi i këtij takimi ka qene Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi. Ndërkohë më herët ambasadorja Kim ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takim dhe me secilin nga përfaqësuesit në tryezën e Reformës Zgjedhore.