Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim: Parlamenti të zgjatë mandatin e Vetingut

Ambasadorja Yuri Kim: Parlamenti të zgjatë mandatin e Vetingut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, në një status në Twitter shkruan mbi rëndësinë e zgjatjes së mandatit të Vetingut. Reagimi i saj vjen pas takimit me ambasadorin e OSBE-së.

Ambasadorja Yuri Kim: Parlamenti të zgjatë mandatin e Vetingut

“Takova ambasadorin e OSBE Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vettingut. Gjithashtu pajtohemi që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE për zgjedhjet”, shkruan Kim.

Mandati i anëtarëve të KPK-së (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) mbaron në janar të 2022-shit.